✦
6 korrik 2026
Thirrje për Aplikim — Këshilltar i Jashtëm për Median dhe Marrëdhëniet me Publikun
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
QENDRA MUZEORE KRUJË — MUZEU KOMBËTAR GJ.K.SKËNDERBEU DHE MUZEU KOMBËTAR ETNOGRAFIK
THIRRJE PËR APLIKIM
Pozicioni: Këshilltar i Jashtëm për Median dhe Marrëdhëniet me Publikun, në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Etnografik Krujë, për periudhën e sezonit turistik 2026.
Duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik dhe me një fluks të lartë vizitorësh, në pamundësi për të promovuar si duhet vlerat dhe aktivitetet e duhura në Qendrën Muzeore Krujë, lind nevoja për shpallje për aplikim për Këshilltar të Jashtëm për Median dhe Marrëdhëniet me Publikun.
1. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
Këshilltari do të mbështesë QMK-në në:
- Promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në rrjetet sociale dhe në faqen e Web-it
- Azhurnimin e informacioneve dhe monitoreve audio-vizive në të dy muzete
- Përgatitjen e informacioneve që do të shpërndahen në media
2. Kriteret e kualifikimit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë
- Të zotërojë certifikime në fushën e medias
- Të ketë minimum mbi 3 vite përvojë pune, me fokus në fushën e medias dhe marrëdhënieve me publikun
- Të ketë përvojë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme
3. Dokumentacioni i nevojshëm
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- a) Letër Interesi (duke specifikuar fushën e ekspertizës)
- b) CV Profesionale (detajuar me projekte të ngjashme)
- c) Kopje të Licencave Profesionale të vlefshme
- d) Kopje të noterizuar të titujve/diplomave
4. Mënyra e aplikimit
Dokumentacioni duhet të dërgohet në rrugë elektronike në adresën muzeumetkruje.gov.al me subjektin "Aplikim për Këshilltar", ose dorazi në zyrën e protokollit të QMK.
Afati i fundit: 10 Korrik 2026.
Rruga Kala 1501, Krujë, Albania
Tel: +355 51 22225