
Çdo vit, më 18 prill, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendeve të Trashëgimisë (ICOMOS). Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës i bashkohet kësaj nisme globale duke ofruar hyrje falas për të gjithë vizitorët.
Gjatë ditës do të organizohen ture të udhëhequra çdo 2 orë, duke filluar nga ora 10:00. Turat do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
Muzeu do të jetë i hapur nga ora 09:00 deri 18:00.