Krujë · 1764

Muzeu Etnografik

Një udhëtim dhomë pas dhome nëpër një kullë shqiptare të shekullit XVIII

01

Muzeu Etnografik

Muzeu Etnografik — 1 / 3
1 / 3

Është një banesë tradicionale e ndërtuar në mesin e shekullit XVIII (1764) nga Kapllan Pashë Toptani. Arkitektura e saj është orientale me korridor të mbyllur, tip kulle dy katëshe me mure guri me gjerësi 60-80 cm. Në të gjenden piktura të stilit barok dhe islamik të cilat zbukurojnë dhomat kryesore të saj. Që në hyrje bien në sy harqet e portave me gurë të gdhendur dhe rrugët e shtruara me kalldrëm. Në këtë banesë gjenden shumë elemente të traditës së zonës për mënyrën e jetesës, veshjes, zakoneve, etj. Në hyrje janë disa modele burimesh natyrale të ujit të cilat dëshmojnë se Kruja ka patur disa të tilla, madje mendohet se dhe prejardhja e emrit të qytetit vjen nga fjala 'kroje' që do të thotë burim uji në shqip.

02

Veglat Tradicionale

Veglat Tradicionale — 1 / 1

Në hollin e katit të parë njihesh me veglat tradicionale të bujkut për punimin e tokës, mekanizmat e bluarjes së drithit me dorë dhe me ujë, mekanizmat e pastrimit të grurit për hashure (ëmbëlsirë tradicionale), etj. Një nga zejet e ekspozuara është regja ose përpunimi i lëkurës dhe proceset që kalonte ajo, përdorur më pas për të bërë këpucë. Gjithashtu në ambjentet e banesës njihesh me përpunimin e kashtës së kënetës dhe prodhimin e hastrave për tu ulur ose për të fjetur.

03

Punimi i Hekurit

Punimi i Hekurit — 1 / 1

Në punishtet e katit të parë do shikoni punishten ku punohej hekuri për nevojat e familjes dhe të tregut të Krujës, si dhe qeramika ku prodhoheshin tjegulla, tulla dhe objekte të përdorimit shtëpiak.

04

Distileria

Distileria — 1 / 1

Në punishten tjetër do shikoni distilerinë ku prodhohej rakia dhe vera.

05

Përpunimi i Leshit

Përpunimi i Leshit — 1 / 1

Në një punishte tjetër ndodhet mulliri me ujë i përdorur për të bluar drithin, valancia që përdorej për të bërë shajak ose stof leshi, dhe përpunimi i leshit të deles përdorur për të bërë qeleshet.

06

Mulliri i Vajit

Mulliri i Vajit — 1 / 1

Në punishten e fundit ndodhet mulliri i vajit të ullirit dhe shumë amfora ose magrip përdorur për të mbajtur për një kohë të gjatë vajin e ullirit.

07

Kati i II-të

Kati i II-të — 1 / 3
1 / 3

Në katin e dytë të banesës fillohet nga dhoma e grave ose e nuses ku dallohen arkat ku nusja sillte pajën e saj, të cilat janë origjinale, pikturat murale të shek. XVIII dhe dy tipe dritaresh të veçanta me punim druri, të cilat lart janë me punime gipsi vetëm për dritë dhe poshtë për ajrosje. Korridori që shërben si ndërlidhës mes dhomave ku do të shikoni edhe veshjet e dasmës për dhëndrin dhe nusen, i cili është mëndafshi i qëndisur me ar, argjend e perla lumi (inxhi). Një veçanti është se të gjitha dyert janë të ulëta të cilat të detyrojnë të ulësh kokën në shenjë respekti në çdo dhomë, sa herë do të futesh apo të dalësh nga ajo dhomë.

08

Oda e Burrave

Oda e Burrave — 1 / 2
1 / 2

Dhoma (oda) e burrave, më e bukura dhe më interesantja dhe e gjitha origjinale e shek. XVIII. Në brendësi do shikoni tavanin, armët e ekspozuara në mur, oxhakun që është në krahun tjetër të murit, në dhomën e familjes. Do shikoni tavanin në formë kupole e mbuluar me xham dhe vrimat në mure nga ku dilte avulli.

09

Dhoma e Ndenjes

Dhoma e Ndenjes — 1 / 1

Në dhomën e ndenjes është pjesa e ballkonit lart ku mbanin fëmijët që të mos uleshin për të ngrënë me të rriturit, oxhaku që ngroh dhomën dhe njëkohësisht ujin e hamamit, dhe gjithashtu veglin apo tezgjahun e përdorur për të bërë qilimet.

10

Kuzhina

Kuzhina — 1 / 1

Kuzhina ka një oxhak origjinal tip aspiratori, enë të ndryshme qeramike, bakër dhe dru. Gjithashtu kuzhina është përdorur edhe si dhomë fjetjeje për më të vjetrit e familjes. Në dalje do të shikoni veglat e marangozit dhe rozeta tavani mbi 300 vjeçare. Gjithashtu do të shikoni qilarin, dhoma e konservimit të frutave dhe perimeve për dimrin.

11

Dhoma e Gjumit

Dhoma e Gjumit — 1 / 2
1 / 2

Në dhomën e madhe të gjumit janë ekspozuar veshje të traditës katolike dhe myslimane, të përdorura në qytetin e Krujës ose të ardhur nga banorët e zonave të tjera.